1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Diplomat shqiptare të mjekësisë nuk mjaftojnë

Publikuar 15 Dhjetor 2023Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023

Edhe pse Gjermania duhet të plotësojë hendekun prej 500 mijë punonjësish në sistemin e saj shëndetësor në 10 vitet e ardhshme, procedurat për licensimin e mjekëve dhe infermierëve nga vendet jashtë BE-së sa vijnë e vështirësohen.

https://p.dw.com/p/4aCOS

Florjan Çorosteni punon prej disa muajsh në një spital në Linzin e landit Renani Veriore/Vefstfali (NRW) të Gjermanisë, si infermier, po ai ende nuk paguhet si i tillë. Gjermania nuk e njeh kualifikimin që ka bërë në Shqipëri. Prandaj Florian Çorostenit i duhet të japë provime shtesë që të paguhet si infermier. Dhe megjithëse Gjermania kërkon fuqi punëtore në mjekësi, pengesat burokratike për të punuar në këtë profesion nuk janë hequr. Për më shumë shikoni videoreportazhin e DW.