1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si është kur i ke prindërit të verbër dhe vetë shikon?

2 Dhjetor 2023

Prindërit janë të verbër, kurse vajza, Mila shikon. Ata e shohin veten si një familje normale, por jo njerëzit në rrugë.

https://p.dw.com/p/4M42X

Shpirt, ku është veza? Pyet Hana, teksa përgatit mëngjesin, që do ta marrë me vete Mila në shkollë. "Tek lavamani", i përgjigjet një zë burri. "Ah, po", thotë Hana. Pastaj ajo i drejtohet reporteres. "E gjeta, por është për të qeshur, në fakt: me dy të verbër në shtëpi. Duhet t'i koordinosh mirë gjërat, ta shprehësh saktë se ku ke lënë diçka, ndryshe tjetri duhet të prekë sipërfaqe pa fund në shtëpi. Sa mirë do të ishte sikur të kisha mundësi ta shihja."

Hana dhe i shoqi janë të verbër, por ata duket se menaxhojnë mirë jetën e tyre. Vajza e tyre Mila shikon, dhe i ndihmon nga njëherë, për të gjetur diçka që prindërit nuk e shikojnë. Por Mila ka një parim: Unë i lë njëherë të kërkojnë vetë, thotë 8-vjeçarja. 

Shikoni videon dhe njihuni me normalitetin e një familjeje të veçantë.

Reportere: Carolina Machhaus. 

Videoja është publikuar për herë të parë më 12.01.2023

Ribotimi bëhet me rastin e 3 dhjetorit - ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar.