1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia tronditet sërish nga vrasjet masive - 8 të vdekur

5 Maj 2023

Për herë të dytë brenda dy ditësh vrasje tragjike në Serbi. Një 21 vjeçar ka qëlluar për vdekje 8 persona në një fshat pranë Beogradit

https://p.dw.com/p/4Qvok
Dubona | Tote nach Schüssen in Serbien
Fotografi: Antonio Bronic/REUTERS

Me një aksion të gjerë të premten në mëngjes (05.05), policia serbe arriti të vendosë në pranga, sipas disa mediave, 21 vjeçarin, i cili në një fshat pranë Beogradit, Mladenovc vrau 8 persona para mesnatës të enjten. Më shumë se 600 policë ishin në kërkim, mes tyre edhe anëtarë të njësisë speciale antiterror me helikopterë, kamera infrarot, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore serbe, Tanjug.

Dubona | Tote nach Schüssen in Serbien
Fotografi: Armin Durgut/AP/dpa/picture alliance

Të enjten në  mbrëmje një 21 vjeçar pas një grindjeje me dy persona në fshatin Dubona, 50 km. në jugperëndim të Beogradti ka qëlluar me automatik drejt një grupi njerëzish. 8 vetë janë vrarë, më shumë se 10 të tjerë janë plagosur, sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme në Beograd. Ministri i Brendshëm serb, Bratsilav Gasiç e quajti "akt terrorist" vrasjen natën e së premtes. Njerëzit që u qëlluan qëndronin të qetë e pa dijeni në një stol në qendër të fshatit, shkruan gazeta ditore serbe, "Blic". Sipas raportimeve, vrasësi ka qëlluar nga nëj makinë. Nuk dihet me saktësi, se cilat ishin motivet e vrasësit.

Vrasje masive në fshatin pranë Beogradit
Fotografi: Marko Drobnjakovic/AP/dpa/picture alliance

Vetëm pak ditë më parë Beogradi ishte në shkok, pas një ngjarje të tmerrshme të mërkurën (03.05.2023) në një shkollë serbe, ku të paktën tetë fëmijë dhe një roje shkolle janë vrarë nga të shtënat në shkollën fillore „Vladislav Ribnikar" në Beograd. Sot Serbia ka një zi treditore në kujtim të viktimave në shkollë, e duhet të përballet me një tragedi  të re.

Dubona | Tote nach Schüssen in Serbien
Fotografi: Armin Durgut/AP/dpa/picture alliance

 

 

 

la/ag