1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sanja Klajic në panel diskutimi
Korrespondente e DW nga Novi SadFotografi: privat

Sanja Kljajic

Sanja Kljajić (1990) është korrespondente e DW nga Novi Sadi.

Ajo punon me kontratë edhe me media të tjera në vend dhe në rajon. Ka përfunduar studimet në gazetari dhe master në komunikologji në Departamentin e Studimeve Mediatike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Novi Sadit.

Tani, Sanja është në studimet doktorale në të njëjtin fakultet. Në punën e saj shkencore, kryesisht merret me shërbimet publike mediale dhe hulumtimin e audiencës. Karrierën gazetareske e nisi si gazetare-reportere në programin informativ të Radio-Televizionit të Vojvodinës, ku punoi deri në vitin 2016, kur dha dorëheqjen për shkak të cenzurës dhe vazhdoi të luftonte për pavarësinë e shërbimeve publike si një nga udhëheqëset e lëvizjes "Podrži RTV". Ajo është zëvendëspresidente e Shoqatës Së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë dhe anëtare e Grupit Ekspert për Radiodifuzionin në Federatën Evropiane të Gazetarëve.

Sanja Kljajić është fituese e çmimit për etikën dhe guximin "Dušan Bogavac" për vitin 2016, Çmimit të BE-së për gazetarinë hulumtuese në vitin 2020, Çmimit Kombëtar për raportim të denjë për varfërinë dhe përjashtimin social në vitin 2023 dhe çmimit të festivalit "Mirdita, dobar dan" për filmin dokumentar „Albanke su naše sestre“ në vitin 2019.

Kaloje seksionin tjetër Artikuj të përzgjedhur nga Sanja Kljajic
Kaloje seksionin tjetër Artikuj nga Sanja Kljajic

Artikuj nga Sanja Kljajic

Trego më shumë dokumentarë