1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Sportistët ukrainas në kushte lufte, start-up në moshën 16-vjeçare, vajzat rome në Bullgari e një restorant lundrues

31 Janar 2024

https://p.dw.com/p/4bsgJ

Lojërat Olimpike në Paris: Në një kohë që sportistët e tjerë zhvillojnë stërvitje optimale për Lojërat Olimpike në Paris, sportistët ukrainas duhet të ndërpresin stërvitjen në Kiev sa herë bien sirenat. Më shumë se 400 sportistë ukrainas kanë ndërruar jetë në luftime, 500 salla sporti janë shkatërruar, por sportistja Iryna Koliadenko nuk dorëzohet, ajo stërvitet që të shkojë në Lojërat Olimpike të Parisit.
SafeSpace: Kush do të grejë sipërmarrjen e vet nuk duhet të jetë vetëm i aftë, por edhe i guximshëm, sidomos kur je në moshë të re. Nour Idelbi nga Mynsteri guxoi, madje në moshën 16 vjeç arriti të krijonte një aplikacion për të rinjtë. Startup i saj, SafeSpace është bërë viral në TikTok, tani themeluesja e tij, ka plane të mëdha.

Slavka ndërron udhë: Për shumë vajza rome në Bullgari udha e jetës është e paracaktuar - vajzat duhet të martohen shpesh me dikë që nuk e njohin, jo rrallë ditën e martesës ato janë ende minorene. Slavka Andreeva donte një jetë ndryshe nga ajo e motrave të saj -dhe mori një vendim në moshën 13 vjeçare që solli edhe kthesën.

Restoranti lundrues në Norvegji: Norvegjia ka vijën më të gjatë bregdetare të Europës -e nuk ka çudi që në këtë vend e gjen shpesh peshkun në tryezën e ngrënies  - sigurisht që vendi më i mirë të shijosh peshkun është restoranti, por në fjordin Hardanger kërkohet më shumë -me një ide spektakolare qytetarët binden pse duhet ruajtur mjedisi.