1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Protestat e fermerëve gjermanë, kritika ndaj Teslas, inteligjenca artificiale në mjekësi, etj...

25 Janar 2024

https://p.dw.com/p/4beVJ

Protestat e fermerëve gjermanë: Fermerët gjermanë janë të zemëruar. Qeveria gjermane vendosi t'i shkurtojë subvencionet për naftën bujqësore e deri në vitin 2026 t'i heqë plotësisht ato. Në të gjithë Gjermaninë fermerët protestuan duke bllokuar rrugët e autostradat, bashkë me ta edhe Peter Kaim, po jo të gjithë i shohin si të justifikuara protestat.

Pakënaqësia e punonjësve të Teslas në Europë: Koncerni Tesla në Brandenburg ngriti fabrikën e parë gjigande të prodhimit të automjeteve, fabrika më eficiente dhe më moderne kjo, sipas koncernit, por për punonjësit e Teslas në Europë kultura e punës në Tesla nuk është aspak moderne. Ata kritikojnë kushtet e punës, trajtimin jo të mirë dhe pagesat e ulta.

Inteligjenca artificiale në ndihmë të mjekësisë: Inteligjenca artificiale - shpresë edhe për mjekësinë. Në një klinikë të Saarbrückenit aktualisht po përdoret një projekt pilot, ku një kirurg dhe një programuese softuerësh, punojnë së bashku, për të bërë më të sigurta operacionet mjaft delikate. Jo vetëm në Saarbrücken, edhe në Kaiserslautern është krijuar një lloj Brain Valley për botën e mjekësisë.

Rruga e suksesit të romit hungarez: Geza Asos hapi restorantin e parë rom në Hungari. Për 13 vite, ai ishte restoranti më i vogël në qytetin Bekesh, por ndërkohë restoranti i Gezës është zmadhuar dhe është kthyer në restorantin më të madh në zonë. Për Gezën, një rrugëtim jo i lehtë, por ai e ktheu në mision punën e tij -romët janë shumë më tepër se klishetë që ekzistojnë për ta.